Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventusit, në një intervistë për “Repubblica”, para ndeshjes së madhe kundër Interit, thotë: “Nuk ka dyshim që prej 4-5 vitesh Interi është skuadra më e fortë, pavarësisht sa pak ka fituar. Juventusi vjen ndryshe tani, ka më shumë siguri se para Krishtlindjeve”.
Pyetjes nëse kjo është sfidë që vendos titullin, iu përgjigj: “Nëse shikojmë realitetin, po, por kush e di si do të kishte shkuar nëse Spalletti do të ishte nga fillimi… Ka ende ndeshje, ndaj nuk vendoset këtu titulli”. Për menaxhimin e Cristian Chivu thotë se të shfaqë habi do të ishte e tepruar, sepse trajneri rumun trashëgoi një ekip shumë konkurrues.
Ai thekson se Chivu po përballon mirë krahasimin me të kaluarën, madje duke marrë rezultate më të mira se Inzaghi. Sipas Marchisio, “merita kryesore e Chivu nuk është rindërtimi i skuadrës, por aftësia për të ‘psikoanalizuar’ grupin pas humbjes së një finaleje të rëndë. Njohja e thellë e ambientit interist i jep trajnerit një avantazh të madh”.
The post Marchisio: Inter-Juve nuk e vendos titullin, ah sikur të kishte qenë qysh në fillim Spalletti… appeared first on Telesport.









