Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka befasuar me zgjedhjen e tij teksa ka përmendur një lojtar të Barcelonës që do ta transferonte te “Los Blancos”.
Sipas brazilianit, zgjedhja e tij nuk do të ishte Lamine Yamal, siç mendojnë shumica, por mesfushori spanjoll Pedri, të cilin e vlerëson shumë për stilin dhe cilësitë e tij në lojë.
“Për momentin do ta nënshkruaja Pedrin për Real Madridin. Ai ka disa nga cilësitë e një lojtari të Real Madridit. Të gjithë do të thoshin Lamine, por mendoj se Pedri do të ishte një transferim më i mirë”, ka deklaruar Marcelo, duke theksuar se profili i Pedrit përputhet më shumë me filozofinë e klubit madrilen.
The post Marcelo zgjedh lojtarin katalanas që i duhet Real Madridit appeared first on Telesport.














