Marcelo Vieira, legjenda braziliane e futbollit, u tërhoq këtë vit, në moshën 38-vjeçare, pas 25 titujve me Real Madridin: 5 Champions League, 4 Botërorë për Klube dhe 6 La Liga. Në episodin e nëntë të podcastit ‘Bajo Los Palos by Flexicar’ me Iker Casillas, braziliani foli për karrierën, marrëdhënien me Mourinho dhe jetën personale.
Ai komentoi edhe situatën e Vinicius Jr., që është bërë një nga lojtarët kyç të Real Madridit, por shpesh vihet në qendër të mediave për sjelljen e tij në fushë. Marcelo kujtoi se Vinicius, kur mbërriti në Madrid, ishte një djalë 18-vjeçar, me shumë për t’u përmirësuar: “Ishte me zemër të mirë dhe shumë inteligjent, e dinte çfarë duhej të përmirësonte”.
Ai e përshkroi sulmuesin brazilian si “të pakontestueshëm, inteligjent dhe me shpejtësi të madhe në pasim”. Për çështjet jashtëfutbollistike, Marcelo tha: “Kur je te Real Madridi, vihesh gjithmonë në fokus. Çfarë ndodh me Vinicius është pak më shumë, por duhet të flasë me trajnerët dhe të përqendrohet te vetja”.
Mesazhi i tij për Vinicius: “Duhet të qëndrosh i qetë, të stërvitesh, të luash, të shënosh gola dhe le të flasin të tjerët… Ruaj qetësinë, siç po bën tani”.
The post Marcelo “pa filtra”, i dërgon mesazh Vinicius: Le të flasin të tjerët, ruaj qetësinë appeared first on Telesport.










