Marc Casado ishte titullar në fitoren e sotme të Barcelonës 3-0 ndaj Real Oviedo. Edhe pse është përfolur shumë për një largim të mundshëm të tij drejt Atletico Madridit, Casado i ka hedhur poshtë këtë zëra me deklaratën e tij, pas ndeshjes së sotme.
“Do ta mbroj çdo minutë që hyj në fushë me këtë fanellë me gjithçka që kam. Kam besim në vetvete dhe e di se çfarë mund t’i sjell këtij ekipi. Do ta shfrytëzoj sa më shumë çdo minutë që marr. Është e rëndësishme ta ndihmoj ekipin kur të vijë radha ime.
Të vesh këtë fanellë, është një ëndërr që e kam pasur që kur isha i vogël dhe shpresoj ta shijoj për shumë më gjatë”, u shpreh Casado për “Marca”, pas fitores së sotme të Barcelonës.
Edhe gjatë merkatos së verës së kaluar, Casado u përfol për një largim nga katalanasit, por që në fakt nuk ndodhi. Mesa duket është e njëjta situatë tani edhe tani dhe lojtari do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.
The post Marc Casado nuk pranon largimin nga Barcelona, deklarata e fundit tregon sa shumë e do këtë fanellë appeared first on Telesport.










