Marash Kumbulla, një dëmtim pengoi rikthimin. Vlera e tij reduktohet në 7 milionë euro

Marash Kumbulla shpreson të ketë gjetur një destinacion të qëndrueshëm. Pas një sezoni të shkëlqyer me Espanyol, ai kishte shpresuar të kthehej në Barcelonë, por nuk ndodhi kështu.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Veronën, vlera e tij arriti rreth 30 milionë euro, por Roma e bleu për 26.5 milionë, duke dhënë një plus-vlerë të madhe për klubin e rinisë së tij. Në kryeqytet, performancat e tij nuk ishin të qëndrueshme, sidomos në disa derbi.

Pas huazimit të suksesshëm tek Espanyol, gjatë verës së kaluar pati interesim nga disa klube, por ai synonte të qëndronte në Spanjë. Në mes të gushtit, Mallorca e mori me huazim, me të drejtë blerjeje të vendosur rreth 7 milionë euro.

Një dëmtim e detyroi të humbë 9 ndeshje radhazi, plus një tjetër në stol gjatë rikthimit, para se të luante sërish në fitoren 3-2 ndaj Numancias në “Copa del Rey”. E ardhmja do të varet nga performancat e tij, pasi shuma është e konsiderueshme për një klub spanjoll relativisht të vogël.

The post Marash Kumbulla, një dëmtim pengoi rikthimin. Vlera e tij reduktohet në 7 milionë euro appeared first on Telesport.