Maqedonia hedh poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Tomor Morinës

Ish-Ushtari i UÇK-së Tomor Morina nuk duhet të dorëzohet në Serbi. Kështu vlerëson Gjykata Penale e Shkupit e cila thotë se nuk janë përmbushur kushtet sa i përket kërkesës së Beogradit për ekstradimin e tij.

Nga Gjykata shtojnë se lënda për shqyrtim të mëtejshëm do të dërgohet në Gjykatën Supreme. Ndërkaq masa e paraburgimit ndaj Morinës do të vlejë derisa vendimi i Këshillit Penal të hyjë në fuqi. Morina tashmë dy javë mbahet në paraburgim në Shutkë, i cili u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të fletarrestit të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar kërkesën e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina për t’u liruar nga paraburgimi.

Këtë e konfirmoi avokati Nikolla Naumov.

“Ata konsiderojnë se paraburgimi duhet të vazhdojë dhe se nuk duhet të ndërpritet” tha Naumov duke shtuar se për këtë vendim do të parashtrohet ankesë.

Tomor Morina tashmë dy javë po qëndron në paraburgim në burgun e Shkupit

Ai më 24 korrik u arrestua nga policia e Maqedonisë se Veriut. INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për Morinën kishte lëshuar fletë arrest.