Maqedoni: Rregulla të reja për patentë shoferi

Qytetarët, të cilët në të ardhmen dëshirojnë të pajisen me patentë shoferi, duhet t’i kenë mbushur minimum 17 vite.

Ndryshimet e fundit të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, janë bërë në drejtim të rritjes së moshës minimale nga 16 në 17 vite. Plotësim shtesë që i është bërë këtij ligjit, është shfuqizimi i kriterit për suksesin e kandidatit në shkollë, i cili deri më tani ishte indikator kyç për marrjen e lejes për vozitje të kategorisë “B”.

Gjithashtu, kandidatët e ri për marrjen e patentë shoferit në Qendrën për provimet të patentë shoferit, nuk duhet të dorëzojnë vërtetim nga psikologu apo pedagogu i shkollës ku janë të regjistruar. Nga ana tjetër kushtet themelor që duhet përmbushur mbesin të njëjta, gjegjësisht nxënësi i shkollës së mesme i cili ka mbushur 17 vite duhet të disponon me letër njoftim, të jetë i aftë fizikisht dhe psikikisht, të ketë pajtim e dy prindërve i cili duhet nostrifikuar në noter. Shoferët- fëmijë, siç i kategorizojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion, që posedojnë lejen e vozitjes të kategorisë “B”, nuk guxojnë të drejtojnë veturë mes orës 20:00 deri 05:00. Ose, të njëjtit gjatë kësaj periudhe mund të vozisin veturë, vetëm nën shoqërimin e njërit prej prindërve, i cili po ashtu ka patentë shoferin, gjegjësisht ndaj tij mos të jetë i shqiptuar ndonjë sanksion për kundërvajtje, në këtë rast ndalesë për drejtim të automjetit. /monitor.mk/