Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shkruar në një postim në rrjetet sociale për përmbyllen e mainfestimit për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me “Natën e Zjarreve” në Prekaz.
Ai theksoi rëndësinë e Prekazit si vendin ku historia mori drejtimin e saj.
“Manifestimet për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i përmbyllëm sonte në Prekazin legjendar me Natën e Zjarreve, aty ku historia mori drejtimin e saj dhe ku u ndez flaka e rezistencës për liri. Nga Prekazi, vendi i sakrificës dhe i qëndresës së pathyeshme të familjes së Adem Jasharit, u përhap shkëndija që bashkoi një popull të tërë në betimin për liri. Aty u dëshmua se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo frikë, dhe se sakrifica për liri është themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë”.
Maqedonci tha më tej se “Nata e Zjarreve” nuk është vetëm një simbol kujtese, por një thirrje për unitet, për përkushtim dhe për ta mbajtur gjallë amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve për liri! “, shkroi ai









