Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë sot të ditur se Kosova dhe SHBA hapin në kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri.
Maqedonci i cili ndodhet për vizitë në SHBA, në një postim në Facebook shkruan se diskutuan për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta.
Lexoni të plotë postimin e Maqedoncit:
Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kulmoj me takimin në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u pritëm nga Zëvendës Ndihmës Sekretari për NATO dhe Evropë, z. David Baker dhe delegacioni tij!
Në këtë periudhë sfiduese për paqen e sigurinë rajonale e ndërkombëtare, me miqtë tanë diskutuam për prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona për periudhën në vijim.
Së bashku me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përtej diskutimeve mbi ambientin strategjik të sigurisë si dhe dinamikat e ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ritheksuam zotimin tonë për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Diskutimet për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta ishte një tjetër temë tejet e rëndësishme për të cilën diskutuam dhe u dakorduam mbi parimet e këtij bashkëpunimi.
Ritheksova edhe një herë faktin se Republika e Kosovës i vlerëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë. /Telegrafi/
The post Maqedonci: Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri appeared first on Kosovapost.net.