Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim homologen nga Luksemburgu, ministren Yuriko Backes, me të cilën u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në segmentet ku Kosova ka nevojë për mbështetje, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, gjithashtu, në këtë takim morën pjesë edhe delegacionet përkatëse të të dy vendeve.
“Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përmes projekteve zhvillimore, që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në vendin tonë. Falënderim i veçantë iu adresua edhe trupave luksemburgase që shërbejnë në kuadër të Kontingjentit të Beneluksit në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se palët shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
The post Maqedonci e Backes: Thellim i bashkëpunimit Kosovë–Luksemburg në mbrojtje appeared first on Kosovapost.net.