Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka nënshkruar Deklaratën e Qëllimit me ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës.
Maqedonci ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës në fushën e mbrojtjes.
“Sot, me kënaqësi njoftoj se kemi nënshkruar Deklaratën e Qëllimit me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës. Ky është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale në fushën e mbrojtjes. Angazhohemi të bashkëpunojmë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, lehtësimin e shkëmbimeve dhe forcimin e lidhjeve ushtarake për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar ministri në Facebook.
The post Maqedonci dhe homologu i tij i Mbretërisë së Belgjikës nënshkruajnë Deklaratën e Qëllimit appeared first on Kosovapost.net.