Mane: Kurti 27 herë në Greqi e asnjëherë në Shqipëri këtë vit, Albini pra që donte bashkim kombëtar

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane, pati kritika për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e thumbuar për marrëdhëniet e tij të çoroditura me shtetin shqiptar.

Mane, i cili më shumë merret me showbiz por nganjëherë edhe me politikë, tha se Kurti ka shkuar 27 herë në Greqi, e asnjëherë në Shqipëri gjatë vitit të fundit.

“Albin Kurti prej 1 viti nuk e viziton Shqipërinë ndërkohë ka shkuar në Greqi 27 herë. Albini pra që donte bashkim kombëtar…”, shkroi Mane në Facebook.

Nuk dihet saktë sa herë ka shkuar Kurti në Greqi, por vizitat e tij atje duke të përvjetshme, e veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.