“Mandej flasim”, Haxhiu arrin në Kuvend, s’pranon të deklarohet për media

Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Reporteri

09 Qershor 2025 | 9:49

Sot do të jetë hera e 29-të që deputetët hyjnë e dalin nga Kuvendi.

Pavarësisht kësaj, ata po paguhen.

Madje, po paguhen edhe asistentët e tyre me paga të majme, edhe pse punë nuk po kryejnë.

FrontOnline ka publikuar listën e asistentëve të rinj të deputetëve, paga e së cilëve, sipas raportimeve të mëhershme sillet nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.

Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

Reporteri

09 Qershor 2025 | 7:07

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.

Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi. /Reporteri.net/.