Mandatari i dytë, pse VV-së nuk po i kërkohen 61 nënshkrime?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e thyen heshtjen për ta zbuluar nëse do të dërgojë emër tjetër për mandatar.

Veçse për këtë punë për të cilën presidentja, Vjosa Osmani, do e pres deri më 5 nëntor, ai mund ta ketë më të lehtë, pasi që tek ajo mund edhe të shkojë pa i siguruar 61 firma deputetësh si dëshmi që i ka votat për qeveri.

Por para se t’i jepet shansi dikujt pa vërtetuar që nuk dështon në votë, për cka shefja e shtetit po konsiderohet se nuk qe e prerë, po i sugjerohet tjetër rrugëdalje.

Të premtën, liderët partiak patën takim konsultativ me presidenten, ku nga Kurti u kërkua të pritet deri në fund te afatit kushtetues për të dhënë qëndrimin përfundimtar nëse ka emër tjetër për ta bërë kryeministër, derisa subjektet tjera kërkuan zgjedhje. /Klankosova.tv