Mandatari i dytë, Hamiti: VV-ja po e përmbush me sukses shtyrja e zgjedhjeve

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar çështjen e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.

Ai ka bërë me dije se VV-ja një gjë të tillë e ka bërë vetëm për të shtyrë zgjedhjet e reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këtë qëllim VV-ja po e përmbush me sukses.

“15 ditët e shtyrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare po kalojnë. Mandatari i dytë i VV-së për formim të Qeverisë këtë detyrë e mori: shtyrjen e zgjedhjeve. Po e përmbush me sukses”, ka shkruar ai.