Mancini kujton Viallin tri vite pas ndarjes nga jeta: Ishim si një familje, miqësi e papërsëritshme

Të hënën u mbushën tri vite nga ndarja nga jeta e Gianluca Viallit. Ish-sulmuesi i Sampdoria dhe Juventusit u përkujtua me ekspozitën “Një njeri, një kampion, Gianluca Vialli”. Me këtë rast foli Andrea Mancini, djali i Roberto Mancinit dhe aktualisht drejtor sportiv i Sampdorias:

“Për atë që Luca përfaqëson për familjen time, për babanë tim dhe Sampdorian, është nder dhe kënaqësi të jem këtu. Është një homazh i merituar për një personazh unik. Për mua, Luca është pjesë e familjes”.

Ai theksoi frymën familjare të Sampdorias: “Gjithmonë ka qenë një familje dhe falë kësaj ka arritur rezultate të mëdha. Qëllimi është të mbetet e tillë”.

Duke folur për kujtimin e Viallit, shtoi: “Ajo që përfaqësonin babai im, Fausto Pari, Attilio Lombardo, Gianluca Pagliuca dhe Luca është e papërsëritshme. Ata takohen ende pas 30 vitesh. Luca është udhërrëfyesi ynë, gjithmonë”.

 

The post Mancini kujton Viallin tri vite pas ndarjes nga jeta: Ishim si një familje, miqësi e papërsëritshme appeared first on Telesport.