Gianluca Mancini, mbrojtësi i Romës, rrëfen për “Gazzetta dello Sport” përmirësimin personal dhe sfidën ndaj Interit: “Më përpara mendoja shumë gjëra që më merrnin energji. Në këtë aspekt, Ranieri ishte kyç, sepse më bëri të reflektoja. Edhe De Rossi më bëri të kuptoja se kështu humbisja qartësinë. Ata më ndihmuan, tani jam konkurrues, i menaxhoj më mirë gjërat që më konsumojnë energjitë”.
Për ndeshjen Roma-Inter, ai pret një “sfidë shumë të fortë” dhe thekson se në futbollin modern nuk ka ndeshje të lehta. Mancini e sheh Interin dhe Napolin si ekipet më të forta, duke i konsideruar “interistët pak më superiorë” për rezultatet në Europë. Roma thotë se do të jetë gati për supersfidën e fundjavës, pasi do t’iu shërbejë “për të kuptuar çfarë vlerash kemi”.
Lautaro Martínez e cilëson si kampion dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë: “Përballjet me të janë beteja të bukura, por gjithmonë me ‘fair play’. Për ta neutralizuar duhet vëmendje maksimale dhe intensitet i pandërprerë, sepse me të mjafton një gabim dhe humb ndeshjen”.
The post Mancini i druhet Lautaros: Një gabim ndaj tij dhe e humb ndeshjen, do të jetë betejë e madhe appeared first on Telesport.