Manchester City ka fituar 3-0 derbin ndaj Manchester Unted, i luajtur sot mbasdite në “Etihad Stadium”. Pep Guardiola hodhi në fushë nga minuta e parë blerjen e ditës së fundit, Gigio Donnarumma-n, i cili apti një debutim fanastik. Në anën tjetër, Ruben Amorim futi titullar për herë të parë Benjamin Sesko-n, por slloveni nuk arriti të gjejë golin. Të dyja klubet e nisën me këto formacione zyrtare.
Manchester City:Manchester United: Donnarummma; Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Rodri, Silva, Reijnders, Foden; Doku, Haaland.
Manchester United: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Mazraoui, Ugarte, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Amad; Sesko.
Derbi do të zhbllokohej në minutën e 18-të, ku Jeremy Doku futet bukur brenda në zonë dhe asiston për Phil Foden, i cili dërgoi me kokë topi në rrjetën e Bayindir. Rezultati mbeti i njëjtë deri në përfundim të pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Erling Haaland dyfishoi shifrat pas asistit të Doku. Dy minuta më pas, Mbuemo i afrohet golit me një goditje spektakolare, por pritja e Donnarumma-s ishte akoma edhe më spektakolare. Në minutën e 68-të, Haaland shënon golin e dytë personal dhe të tretin për City-n, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe zënies në befasi të mbrojtjes së “Djajve të Kuq”.
Haaland ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 9 përballjet ndaj Man. United. Manchester City fiton derbin 3-0 dhe rikthehet të fitorja pas dy humbjeve rresht. Man. United duket në gjurmët e sezonit të kaluar. Aktualisht “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 14-të, City në vendin e tetë.
The post Manchesteri vishet blu… Fitore bindëse e City-t, United i rikthehet “makthit” të sezonit të kaluar (video) appeared first on Telesport.