Pas deklaratave të Bruno Fernandes e ardhmja e tij te Manchester United është në dyshim. Të përballur me këtë pasiguri, “djajtë e kuq” thuhet se kanë marrë një vendim të qartë për të përcaktuar të ardhmen e lojtarit portugez, duke vendosur kufij.
Sipas ESPN, Manchester United ka vendosur të propozojë një takim me Bruno Fernandes, pasi ata duan që ai të qëndrojë me ekipin për të paktën një vit shtesë (kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2027).
Përveç kësaj, “djajtë e kuq” do t’i kërkojnë mesfushorit portugez të komunikojë vendimin e tij përfundimtar para Kupës së Botës 2026. Si rezultat, ylli 31-vjeçar merr një ultimatum, pasi klubi duhet të forcojë skuadrën në rast se ai largohet.
Fernandes duket se nuk është plotësisht i sigurt për të ardhmen e tij, pasi ndihet mjaft i pakënaqur me dështimet e vazhdueshme të ekipit. Mesfushori portugez ka një klauzolë lirimi prej 57 milionë eurosh që mund të aktivizohet në afatin kalimtar të verës 2026.
The post Manchester United ultimatum Bruno Fernandes, i kërkon të marrë një vendim para Kupës së Botës appeared first on Telesport.









