Manchester United piketon dy yjet e Serie A për rindërtimin e mbrojtjes

Federico Dimarco po bëhet gjithnjë e më protagonist, brenda dhe jashtë fushës. 5 golat e realizuar dhe 13 asistet vendimtare e bëjnë lojtarin më të rëndësishëm të gjithë Serisë A. Këto shifra nuk kanë kaluar pa u vënë re, kanë rikthyer interesin e klubeve të Premier League për të.

Një vit më parë, Arsenali kishte trokitur në derën e zikaltërve për të, ndërsa tani e ndjek me interes të madh Manchester United. “Djajtë e Kuq” do ta ndjekin nga afër nesër, në “Derby d’Italia”, përmes një emisari të tyre.

Kjo është gjithashtu një mundësi për anglezët të vëzhgojnë edhe një tjetër objektiv të tyre, juventinin Pierre Kalulu. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend të ndahet nga njëri prej “xhevahirëve” të vet, të cilin e konsideron të paprekshëm, njofton “Tuttosport”.

The post Manchester United piketon dy yjet e Serie A për rindërtimin e mbrojtjes appeared first on Telesport.