Manchester United nis ankandin për Onana, vendos çmimin e shitjes për portierin gafaxhi

Situata e André Onana te Manchester United është ende e paqartë. Portieri kamerunas nuk ka qenë bindës në dy vitet e fundit, me tifozët e “Djajve të Kuq” që e kanë kritikuar atë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Siç ndodh shpesh në këto raste, lojtari ende po paguan shumën monstruoze të investuar nga klubi për ta marrë atë nga Interi në verën e vitit 2023. Zikaltërit arkëtuan plot 50 milionë euro, një investim që nuk është shlyer kurrë.

Shumë gabime dhe mungesa e besimit nuk e kanë lejuar kurrë të tregojë veten, megjithëse për Ruben Amorim pozicioni i tij nuk është aq i paqartë. Në fakt, trajneri portugez nuk ka kërkuar që Onana të shitet, por çdo ofertë e vlefshme të paktën do të dëgjohet.

Sipas “Daily Mail”, çmimi fillestar është rreth 35 milionë euro. Një vlerësim që aktualisht po e frikëson Monaco, pretendentin e vetëm të vërtetë për portierin për momentin. Megjithatë, ndërsa tregu përparon, një zbritje nuk mund të përjashtohet.

The post Manchester United nis ankandin për Onana, vendos çmimin e shitjes për portierin gafaxhi appeared first on Telesport.