Një fitore në 5 ndeshjet e fundit, mes tyre dy barazime të zbehta ndaj Wolverhamptonit dhe Leeds-it. Pika që mbushi kupën te Manchester United ishte sulmi i ashpër publik i Ruben Amorim ndaj drejtimit të klubit, pas ndeshjes së fundit të Premier League. Drejtuesit reaguan ashpër dhe morën vendimin ekstrem; shkarkimin e menjëhershëm. Kjo ndodhi pas pak më shumë se një viti nga ardhja prej Sporting Lisbona (nëntor 2024), si zëvendësues i Erik ten Hag.
Tani “Djajtë e Kuq” kërkojnë trajner të ri dhe, sipas “Sky Sport”, në listë është edhe Enzo Maresca. Pikërisht trajneri italian që ndërpreu marrëdhënien me Chelsea dhe është i lirë në treg. Drejtori sportiv Omar Berrada ka lidhje me italianin, pasi e mori te Manchester City si zv.trajner i Guardiolës.
Ndarja me Chelsea ishte e fortë; Maresca hoqi dorë nga 14 milionë paund (mbi 16 milionë euro) për të mbyllur kontratën (5+1) para fillimit të vitit 2026. Me të në stol, blutë fituan “Conference League” dhe Botërorin e Klubeve, duke mundur PSG-në kampione Europe në finale.
The post Manchester United në kërkim të trajnerit. Ideja e bujshme, Maresca është i lirë në merkato appeared first on Telesport.










