Manchester United po monitoron sulmuesin e ri të Rennes, Kader Meite. Gjithsesi, nuk ka gjasa që “djajtë e kuq” të transferojë 18-vjeçarin në këtë afat kalimtar të merkatos, por verën e ardhshme.
Meite është një nga një numër i madh i talenteve të rinj që United po i ndjek në të gjithë botën. Adoleshenti ka bërë përshtypje me tre gola në 17 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon. Ai ka luajtur si titullar në gjashtë nga këto ndeshje.
Manchester United e sheh atë si një objektiv të mundshëm në të ardhmen, por edhe vetë lojtari është i vetëdijshëm për presionet unike që sjell të qenit lojtar i klubi kaq të madh.
Ndaj, në Manchester janë të kujdesshëm për të hedhur një lojtar kaq të ri në atë mjedis shumë herët. Kostoja e këtij operacioni mund të shkojë 10 milionë euro. Lojtari luan me kombëtaren U-21 të Francës.
The post Manchester United monitoron sulmuesin 18-vjeçar francez që po surprizon në Ligue 1 appeared first on Telesport.










