Manchester United sot arriti një fitore të madhe në “Anfield” kundër Liverpool me rezultatin 1-2. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Premier League për Amorim, hera e parë për të në 35 ndeshjet e para si trajner i “Djajve të kuq”.
Pas 63 sekondash lojë, United kaloi i pari në avantazh me gol të Bryan Mbeumo. Ku është goli më i shpejtë që është shënuar në këtë përballje epike të dy skuadrave legjendare të kampionatit anglez.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me një lojë relativisht të kujdesshme nga të dyja skuadrat.
Liverpool e nisi më me furi pjesën e dytë, por nuk pati fat në disa raste, sidomos me holandezin Gakpo i cili pati një shans shumë të mirë. Pas tij, pranë golit qe Salah, por goditi shtyllën. Federico Chiesa zbriti në fushë si zëvendësues dhe shtoi një ritëm tjetër në lojën e “Të kuqve”.
Italiani dha një asist të bukur për golin e barazimit, duke pasuar Gakpon në të 78′. 1-1, por 6 minuta më pas erdhi goli i triumfit për miqtë.
Harry Maguire shënoi me kokë pas asistimit të Bruno Fernandes dhe vulosi fitoren e madhe e të shumëpritur për “Djajtë e kuq”.
The post Manchester United merr fitore të madhe ndaj Liverpool-it appeared first on Telesport.