Manchester United me objektiva të qartë, të paktën pesë përforcime në merkaton e verës

Pas kualifikimit në Champions League, skuadra e Manchester United synon të paktën pesë përforcime në merkaton e kësaj vare. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Sun”.

Objektivi i klubit është të sjellë tre mesfushorë qendrorë, një mbrojtës të majtë dhe një sulmues rezervë. Një marrëveshje për një mesfushor të tretë thuhet se do të duhet të financohet nga shitja e Manuel Ugarte.

Mediat sqarojnë se po kërkohet edhe një portier i ri, një “numër 2”, që mund të sillet për të zëvendësuar Senne Lammens. Pretendohet gjithashtu se skuadra e “Old Trafford” po synon kryesisht lojtarë të moshës midis 22 dhe 26 vjeç.

Manchester United dëshiron të nënshkruajë të paktën dy mesfushorë të rinj këtë verë dhe aktualisht po punon në një listë të shkurtër me disa pretendentë kryesorë. “Djajtë e kuq” kanë rritur interesin e tyre për mesfushorin e Atalanta, Ederson dhe Mateus Fernandes të West Ham.

Emrat e tjerë të përfshirë në merkaton e Manchester United janë Elliot Anderson, Sandro Tonali, Alex Scott, Adam Wharton, Calos Baleba dhe Joao Gomes. Gjithsesi, fillimisht pritet konfirmimi i trajnerit Michael Carrick.

The post Manchester United me objektiva të qartë, të paktën pesë përforcime në merkaton e verës appeared first on Telesport.