Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, skuadra e Manchester United po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit italian Mateo Retegui.
Sulmuesi, që aktualisht luan me skuadrën arabe të Al-Qadsiah dhe me ekipit kombëtar “azzurr” është renditur si një përforcim i mundshëm për sulmin e “djajve të kuq”.
Ish-lojtari I Genoa dhe Atalanta në Serie A, ka një kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën arabe, por klubi anglez thuhet se është i gatshëm të shpenzojë midis 50 dhe 60 milionë paund për ta sjellë atë në Angli verën e ardhshme.
Retegui po bën një paraqitje shumë të mirë me kombëtaren italiane, duke shënuar mjaft gola dhe tërhequr vëmendjen e Manchester United, në kërkim të një sulmuesi të fortë.
The post Manchester United interesohet për sulmuesin e kombëtares italiane, synon ta sjellë në “Old Trafford” appeared first on Telesport.