Ky fillim sezoni ka rikthyer Federico Dimarco, të vërtetin tek Interi. Lojtari i lindur më 1997 ka spikatur me performanca të shkëlqyera, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 3 asiste në 8 ndeshje mes Serie A e Champions League. Siç pritej, Dimarco ka hyrë në radarin e klubeve europiane, përfshirë Manchester United, që pritet të rikthejë interesin në janar pas tentativave të vitit të kaluar.
Trajneri Ruben Amorim e sheh lojtarin italian si zgjedhje ideale për krahun e majtë të formacionit të tij 3-4-3. Megjithatë, Dimarco ka plane të tjera. Ai dëshiron të qëndrojë tek Interi dhe ta mbyllë karrierën aty, ndoshta edhe si kapiten një ditë. Për këtë, Marotta dhe Ausilio po punojnë mbi rinovimin e kontratës, që i skadon më 2027, me synim zgjatjen deri më 2029 ose 2030.
Sipas një studimi të fundit të CIES, Dimarco është ndër top-5 lojtarët që krijojnë më shumë raste, duke qëndruar përpara lojtarëve më sulmues si Lamine Yamal, Arda Guler, Raphinha dhe Salah. Ai është më i miri në Serie A në këtë aspekt, duke u bërë element kyç për trajnerin Chivu.
The post Manchester United “hedh grepat” për Dimarco, por ai dhe klubi zikaltër kanë plane të tjera appeared first on Telesport.