Sikur të mos mjaftonte periudha jo e mirë që po kalon në Premier League, Manchester United është eliminuar edhe nga FA Cup. Në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” u mundën 1-2 nga Brighton.
Në minutën e 11-të, ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, që shënoi për Brighton, me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës. Gruda ishte protagonist edhe në golin e dytë për Brighton, në minutën e 63-të, ku asistoi për Danny Welbeck, ish-sulmuesi i Man. United.
Manchester United ngushtoi shifrat në minutën e 85-të, Benjamin Sesko shënoi me kokë, pas krosimit të Bruno Fernandes nga goditja e këndit. Rezultati final, Manchester United-Brighton 1-2. Brajan Gruda, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes.
The post Manchester United eliminohet nga FA Cup, shkëlqen sulmuesi shqiptar me gol dhe asist (video) appeared first on Telesport.









