Manchester United ka mohuar të ketë pasur ndonjë kontakt me agjentin e Jurgen Klopp për të drejtuar ekipin e “Old Trafford”. “Janë deklarata të pavërteta”, deklaroi klubi i njohur anglez.
Kjo deklaratë e “djajve të kuq” vjen dy ditë pas asaj të Marc Kosicke, menaxherit të trajnerit gjerman, që tha se United dhe Chelsea kanë kërkuar Klopp.
Kjo deklaratë u pësua me një reagim edhe nga Chelsea, që gjithashtu mohoi të ketë bërë ndonjë kontakt me Kosicke. “Nuk kemi kontaktuar me njeri nga stafi i Klopp, pasi kishim të tjera plane”, tha klubi londinez.
“Chelsea dhe Manchester United pyetën për Klopp megjithëse Jurgen kishte deklaruar qartë se nuk do të stërviste asnjë klub tjetër në Angli”, tha menaxheri i trajnerit gjerman, por dy klubet e njohura të Premier League mohuan gjithçka.
The post Manchester United dhe Chelsea mohojnë kontaktin me Klopp për të marrë drejtimin e këtyre ekipeve appeared first on Telesport.










