Manchester United bisedime me mesfushorin portugez që luan në Arabi, synon ta rikthejë në Premier

Skuadra e Manchester United po planifikon lëvizjet e tij të ardhshme për merkaton e janarit. Fokus i veçantë për “djajtë e kuq” do të jetë mesfusha.

Sipas mediave britanike, klubi i Manchester United ia kanë vënë syrin Ruben Neves. Portugezi ka një kontratë me Al-Hilal deri në qershor 2026.

Gjithsesi, ai mund të largohet nga Arabia Saudite që në janar nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

28-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Premier League, me Wolves, ndaj për të ky do të ishte një rikthim. Për momentin palët janë ende në bisedime.

The post Manchester United bisedime me mesfushorin portugez që luan në Arabi, synon ta rikthejë në Premier appeared first on Telesport.