Manchester United bën lëvizjen surprizë në merkato, synon të nënshkruajë me ish-lojtarin e kombëtares

Manchester United po bën një lëvizje befasuese në merkato për të nënshkruar Dominic Calvert-Lewin, që aktualisht është një lojtar i lirë. Lajmi është raportuar sot nga e përditshmja britanike “The Sun”.

Sulmuesi 28-vjeçar u largua nga Everton këtë javë pas skadimit të kontratës së tij. United tashmë ka nënshkruar me sulmuesin e WEolves, Matheus Cunha, për 65 milionë euro dhe ka bërë një ofertë për Bryan Mbeumo të Brentford.

Pavarësisht kësaj, “djajtë e kuq” kanë nevojë për përforcime. Lojtarët sulmues si Marcus Rashford, Alejandro Garnacho, Jadon Sancho dhe Antony, i kanë thënë të gjithë klubit se duan të largohen.

Calvert-Leëin kaloi nëntë sezone te Everton, duke bërë 272 paraqitje dhe duke shënuar 71 gola. Një futbollist me përvojë, që e njeh mjaft mirë Premier League, ndaj mund të ndihmojë shumë skuadrën e trajnerit Amorim.

Ai ka luajtur 11 ndeshje e shënuar 4 gola me kombëtaren e “3 luanëve”, por nuk është grumbulluar që nga viti 2021.

The post Manchester United bën lëvizjen surprizë në merkato, synon të nënshkruajë me ish-lojtarin e kombëtares appeared first on Telesport.