Manchester United arrin marrëveshjen me Brentford për mesfushorin që shkëlqeu si golashënues në Premier

Manchester United është afër finalizimit të një marrëveshjeje për Bryan Mbeumo. Mesfushori me tipare sulmuese do të lërë Brentford për t’u transferuar në “Old Trafford” për rreth 60 milionë euro.

Mediat britanike konfirmojnë se marrëveshja për tarifën fillestare është rënë dakord, por klubet tani diskutojnë shtesa dhe bonuse, që mund ta çojnë marrëveshjen afër vlerësimit të Brentford në 65 milionë euro.

United pati një ofertë fillestare me vlerë deri në 55 milionë eurosh të refuzuar, ndërsa Tottenham gjithashtu zhvilloi bisedime me Brentford për nënshkrimin e 25-vjeçarit, që sezonin e fundit shkëlqeu në Premier League (20 gola në 38 ndeshje).

Brentford dëshiron një marrëveshje me vlerë të paktën 65 milionë për mesfushorin kamerunas, që ka ngjallur mjaft interes në merkato. Mbuemo luan prej 6 vitesh në Angli, katër prej të cilave në Premier League.

The post Manchester United arrin marrëveshjen me Brentford për mesfushorin që shkëlqeu si golashënues në Premier appeared first on Telesport.