Manchester United-Amorim, “divorc” pas 14 muajsh. Shkarkohet portugezi, Fletcher në pankinë

Lajm surprizë nga Anglia. Ruben Amorim nuk është më trajner i Manchester United, vetëm 14 muaj pas ardhjes nga Sporting CP. Shkarkimi vjen pas deklaratave të forta të portugezit kundër menaxhimit të merkatos dimërore nga drejtuesit.

Amorim kishte shprehur frustrimin: “Erdha për të qenë menaxheri i Manchester United, jo vetëm trajneri. Do të bëj punën time derisa bordi të vendosë ndryshe”. Fjalët u perceptuan si sfidë ndaj autoritetit të klubit, duke tensionuar marrëdhënien me drejtorin sportiv Jason Wilcox.

Megjithë pritshmëritë dhe reputacionin e tij në Portugali, Amorim nuk arriti të imponojë modulin 3-4-3 dhe skuadra humbi shumë terren në Premier League, me vetëm 24 fitore në 63 ndeshje. Transferimet e verës, si Mbeumo dhe Cunha, nuk e ndryshuan kursin. Klubi vendosi të ndërhyjë shpejt, duke ia besuar përkohësisht pankinën Darren Fletcher-it.

The post Manchester United-Amorim, “divorc” pas 14 muajsh. Shkarkohet portugezi, Fletcher në pankinë appeared first on Telesport.