Manchester City mund të lejojë që pesë lojtarë të ekipit të parë të largohen ose me huazim ose përgjithmonë këtë verë. Lajmin e konfirmoi “The Athletic”.
John Stones, Nico O’Reilly, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Claudio Echeverri dhe Oscar Bobb janë lojtarët që thuhet se mund të jenë drejt derës së largimit.
Media nuk specifikon nëse largimet do të jenë të përkohshme apo të përhershme për secilin lojtar. Një nga këta emra, Gundogan, po tërheq interes nga Gallatasaraj.
Ai që habit është emri i John Stones, që shpesh është konsideruar i rëndësishëm për trajnerin Pep Guardiola. Por, blerjet e fundit duket se kanë ndryshuar hierarkinë.
The post Manchester City nis ankandin për 5 titullarë, klubi jep “dritën jeshile” për shitjen e tyre appeared first on Telesport.