Manchester City ndalet nga Southamptoni – rrezikon Ligën e Kampionëve

Manchester City është ndalur nga Southamptoni në kudër të javës së 36-të në Ligën Premier në barazimin pa gola.

Pjesa e parë ishte disi e balancuar, me dy skuadrat që nuk arritën të krijonin shumë para portës së njëra-tjetrës.

Pep Guardiola ishte i frustruar gjatë gjithë takimit, duke kërkuar nga lojtarët e tij që perfomonin më mirë dhe të kërkonin golin.

Në 45 minutat e dytë ishte një ritëm tjetër, me dy ekipet që luftuan më shumë për të shënuar golin e fitores.

Manuel Akanji kishte një mundësi të artë shënimi në minutën e 71-të, por që portieri i Southamptonit, Aaron Ramsdale bëri mrekulli.

Ramsdale (85’) ia mohoi golin edhe Ruben Diasit, duke e dërguar topin në rivënie nga këndi me një super pritje.

Nga shtatë minuta shtesë, Citizens nuk ia dolën të mposhtin portierin e The Saint, duke marrë vetëm një pikë dhe duke i shkaktuar edhe më shumë probleme vetës për një përfundim në top pesëshe.

Pas javës së 36-të, dy xhiro drejtë fundit, Man City është në vendin e tretë me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Bournemouthin.