Manchester City mposhtet në shtëpi, “Spurs” vazhdojnë rekordin e pabesueshëm kundër Guardiolës

Manchester City ka humbur 2-0 brenda në shtëpi, duke ngritur pikëpyetje mbi vazhdimësinë e këtij kampionati. Makthet e sezonit të kaluar, mjaft zhgënjyes, duket se nuk janë larguar edhe pas merkatos milionere të kësaj vere. Tottenham i tregoi Pep Guardiolës se emrat e mëdhenj, miliardat e shpenzuara etj, nuk bëjnë gjithmonë punë në futboll. Vlen shumë edhe zemra, disiplina taktika, shpirti e garës etj.

Pjesa e parë
Një 45-minutësh i parë plot emocione në “Etihad”, ku Tottenham ka surprizuar vendësit, duke fituar 2-0. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me City që dominoi qarkullimin e topit dhe kërkoi menjëherë golin me Omar Marmoush, i ndalur nga Vicario në minutën e 28-të.

Megjithatë, ishin londinezët që shënuan të parët. Në minutën e 35-të, Richarlison krosoi në zonë, topi kaloi nga këmbët e Kudus dhe përfundoi te Brennan Johnson, i cili me të djathtën mposhti portierin Trafford. Fillimisht arbitri anuloi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, goli u konsiderua i rregullt (KLIKO, shiko golin).

Manchester City reagoi me Haaland dhe Marmoush, por mbrojtja e “Spurs” rezistoi me Romero e Bentancur, vendimtarë në duele. Në minutën e 42-të pati një moment tensioni kur Pedro Porro u dëmtua dhe u detyrua të dilte për pak çaste nga fusha.

E teksa pritej mbyllja e pjesës së parë, erdhi “shokimi” i dytë për “qytetarët”. Në minutën e 45+2, pas një goditjeje këndi nga Kudus, portieri Trafford gaboi në nisjen e aksionit me këmbë dhe Joao Palhinha përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë, nga afër. Goli i dytë i Tottenham elektrizoi sektorin e tifozëve londinezë (KLIKO, shiko golin).

Statistikat tregojnë dominim të lehtë në zotërimin e topit për City (56% kundrejt 44%), por efikasitet maksimal nga ekipi londinez, që ka shfrytëzuar në mënyrë perfekte dy mundësitë më të mëdha.

Tottenham Hotspur players celebrating a goal.

Pjesa e dytë
Fraksioni i dytë e ndeshjes Manchester City-Tottenham nisi me miqtë që mbroheshin fort dhe disa ndërhyrje të rëndësishme të lojtarëve si Richarlison dhe Romero. Manchester City tentoi shumë herë të shënonte, me gjuajtje nga Foden, Rodri dhe Aké, por portieri dhe mbrojtja e Tottenham e ndaluan çdo kërcënim.

Ndërkohë, lojtarët e Tottenham, përfshirë Pedro Porro dhe Brennan Johnson, krijuan disa kundërsulme të rrezikshme, por nuk arritën ta gjenin rrugën e golit. Ndeshja pati disa ndërprerje për lëndime të Lewis dhe Richarlison.

Zëvendësimet e City, si Doku, Bernardo Silva dhe Foden, u përpoqën ta ndryshonin ritmin, por Tottenham mbeti i fortë dhe i disiplinuar. Rodri dhe Foden patën disa tentativa të rrezikshme nga goditjet e dënimit dhe këndoret, por pa sukses.

Tottenhami e ruajti avantazhin 2-0 deri në fund, duke marrë një fitore të madhe në “Etihad”. Ndeshja u karakterizua nga mbrojtja e fortë e “Spurs”, disa kartona të verdhë dhe përpjekje të pafund të City për ta ndryshuar rezultatin.

The post Manchester City mposhtet në shtëpi, “Spurs” vazhdojnë rekordin e pabesueshëm kundër Guardiolës appeared first on Telesport.