Manchester City ka finalizuar goditjen vendimtare në sulm, duke siguruar shërbimet e Antoine Semenyo. “Citizens” kanë arritur marrëveshje të plotë me Bournemouth për një shifër totale rreth 74 milionë euro, duke garantuar për klubin anglez edhe 10% të kartonit nga një rishitje e ardhshme.
Sulmuesi ganez, 26 vjeç, do të firmosë kontratë 5-vjeçare e gjysmë në “Etihad”. Vizitat mjekësore para nënshkrimit janë parashikuar të zhvillohen që sot, hap i fundit për zyrtarizimin e transferimit.
Me këtë operacion, Manchester City forcon më tej repartin ofensiv, duke shtuar një profil fizik dhe dinamik në skuadrën e Pep Guardiolës, ndërsa Bournemouth arkëton një shifër të rëndësishme dhe mban një përqindje strategjike për të ardhmen.
The post Manchester City, goditje në sulm. Marrëveshje e kryer për Semenyo, ja shifrat appeared first on Telesport.










