Manchester City është në “pole” në garën për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo dhe është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 65 milionë eurosh në kontratën e lojtarit ganez. “TEAMtalk” shton një përshpejtim City për këtë transferim, që synon ta mbyllë në merkaton e janarit.
26-vjeçari ka qenë një figurë kyçe këtë sezon në Premier League, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore angleze, falë kombinimit të tij të forcës fizike, shpejtësisë dhe aftësisë së tij në përfundim. Performancat e tij e kanë vënë atë në shënjestrën jo vetëm të City, por edhe të Liverpool e Tottenham.
Pep Guardiola vlerëson veçanërisht shkathtësinë e Semenyo, i cili është i aftë të veprojë si në krah ashtu edhe si sulmues qendror, intensitetin e tij pa top, gjë që do ta bënte atë një element të dobishëm. City thuhet se është gati të paraqesë një ofertë zyrtare që në javën e parë të janarit.
Deri më tani, Semenyo ka shënuar shtatë gola dhe tre asiste në të gjitha garat, duke u renditur ndër më të mirët e Premier Ligës për sa i përket driblimit të suksesshëm dhe përparimit me topin. Bournemouth nuk ka nevojë ta shesë, por aktivizimi i klauzolës mund ta ndryshojë këtë.
The post Manchester City gati të paguajë klauzolën 65 milionë euro për të blerë yllin e Premier League appeared first on Telesport.











