Manchester City gati të blindojë një nga yjet e skuadrës, i ofron kontratë deri në vitin 2030

Manchester City po punon për të siguruar të ardhmen e Rico Lewis. Mbrojtësi 21-vjecar, i cili është stërvitur në Akademinë e “citizens”, është në qendër të negociatave për një rinovim kontrate deri në vitin 2030.

Ky është një veprim i qartë nga klubi anglez, i vendosur për të shmangur çdo sulm të mundshëm në tregun e transferimeve ndaj Lewis dhe për të mbajtur një nga talentet e tyre më të shkëlqyera.

Në javët e fundit, Nottingham Forest kishte shprehur interes për yllin anglez, por City nuk ka ndërmend të lëshojë një lojtar që konsiderohet strategjik si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Kjo u konfirmua edhe në fushë, titullar.

Edhe vetë lojtari nuk e fshehu lidhjen e tij me ngjyrat e City: “Nuk e kam imagjinuar kurrë veten diku tjetër; gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu. Është klubi që dua dhe të luaj me shokë skuadre të këtij kalibri nxjerr në pah më të mirën time.”

The post Manchester City gati të blindojë një nga yjet e skuadrës, i ofron kontratë deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.