Manchester City fiton kupën Carabao

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-0  në finalën e kupës Carabao. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wembley”, ku djelmoshat nga Manchesteri zhvilluan një lojë më të mirë se djelmoshat nga Londra.

Golat e parë e shënoi Sergio Aguero në minutën e 18-të. Kurse, mbrojtësi Vincent Kompany e dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të. Golin e tretë e shënoi lojtari spanjoll David Silva në minutën e 65-të.