Manchester City, një nga klubet më të pasura në botë, pritet të bëhet edhe më i pasur falë rinovimit të kontratës me sponsorin teknik Puma.
Nga kjo marrëveshje, skuadra e “citizens” do të përfitojë 100 milionë euro në vit, deri në vitin 2035, për një total prej 1 miliard eurosh.
Kjo shifër rekord përmbys marrëveshjen e mëparshme, e cila skadonte në vitin 2029.
Partneriteti u njoftua nga vetë Manchester City, ndërsa thashethemet rreth shifrave u zbuluan nga e përditshmja britanike “The Guardian”.
The post Manchester Citry nënshkruan marrëveshjen e jashtëzakonshme, do të përfitojë 1 miliardë euro në 10 vite appeared first on Telesport.