Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë publik vendimin e Qeverisë së Kosovës për të udhëzuar Agjencinë Kadastarale të regjistrojë 24 hektarë tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Ai ka treguar se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar edhe Këshillin e Evropës përmes një note verbale për këtë vendim të institucioneve të Kosovës.
Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka publikuar Notën Verbale të dërguar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, ku tregohet për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të udhëzojë Agjencinë Kadastrale për kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri dhe gjithashtu në këtë Notë Verbale konfirmohet se Agjencia Kadastrale e ka implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i regjistruar hektarët në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Gërvalla në shkresën e saj ka thënë se institucionet e Kosovës do të vënë në dispozicion të Këshillit të Evropës edhe certifikatën për posedimin e pronës , ku konfirmohet regjistrimi në emër të Manastirit të Deçanit.
Kryediplomatja kosovare në letër shpreh pritjet e saj që pas këtij vendimi të Kosovës të ketë epliog pozitiv në takimin e muajit maj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.
Better late than never: The government of Kosovo has informed the Council of Europe that property belonging to the monastery of Decani has been registered as such. Local politicians in the area will thus no longer be able to stand in the path of justice. Good. pic.twitter.com/NilBxQhmsE
— Michael Martens (@Andric1961) March 13, 2024