Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po e përjeton në një mënyrë shumë të pazakontë ndeshjen e sotme të kuqezinjve kundër Serbisë.
Ndërsa skuadra ka dal në nxemje duke boshatisur dhomat e zhveshjeve, trajneri brazilian ka qëndruar brenda saj, duke bërë ecejake i vetëm për shumë minuta.
Ndihmësit e tij Doriva, Zabaleta dhe Bulku zhvillonin të gjitha ushtrimet në fushë me lojtarët, ndërsa braziliani ka qëndruar për shumë minuta i vetëm, duke e shprehur në këtë mënyrë të pazakontë për të tensionin që po përjeton para sfidës që mund të përcaktojë ecurinë e kuqezinjve.
The post Sylvinho i tensionuar si asnjëherë më parë, mbyllet i vetëm në dhomat e zhveshjeve appeared first on GazetaBlic.