Provat dhe vuajtjet e Manchester United po vazhdojnë dhe rindërtimi i skuadrës nga Ruben Amorim duket se do të marrë një kohë të konsiderueshme.
‘Djajtë e Kuq’ kanë shfaqur dobësi pothuajse në çdo cep të fushës dhe eventualisht ata do të detyrohen të bëjnë blerje të reja.
Sipas raportimeve të fundit, një pozicion në të cilin United ka shprehur dëshirën të përforcohet është mesfusha, aty ku po konsiderohet një ish-lojtar i ‘Djajve të Kuq’.
E ardhmja e Kobbie Mainoo nuk është e sigurt dhe statusi i tij si lojtar i akademisë mund ta bëjë atë një shitje luksoze, por sidoqoftë largimi i tij do ta lejonte Amorim me një problem në mesfushë.
Por, zgjidhja e këtij problemi mund të jetë pikërisht një lojtar i cili doli nga akademia e Unitedit.
Bëhet fjalë për Angel Gomes i cili ishte pjesë e United mes viteve 2006 dhe 2020, para se të largohej në drejtim të Lille.
Ende si një 24-vjeçar, Gomes ka zhvilluar disa paraqitje fantastike në Francë dhe për këtë arsye kishe marrë ftesën nga Anglia në vitin 2024.
Gomes kishte bërë debutimin e tij për ‘Tre Luanët’ nën menaxhimin e Lee Carsley i cili ishte përkohësisht në krye të Anglisë.
Sipas një raportimi nga The Daily Briefing, Gomes është rrugës për t’u rikthyer në Ligën Premier pasi ka vendosur të mos rinovojë me Lille.
Kontrata e tij do të skadojë gjatë verës së këtij viti dhe United është i etur që ta rikthejë atë në ‘Old Trafford’ në përpjekje për të lënë pas krizën e rezultateve.