Man Utd ‘heqë dorë’ nga Garnacho – gjigantët evropianë mësojnë çmimin e tij

Manchester United raportohet se ia ka vendosur çmimin e kartonit Alejandro Garnachos teksa ‘Djajtë e Kuq’ po përgatiten për shitjen e tij në verë.

Garnacho ishte lidhur me një largim të mundshëm që nga fillimi i sezonit, pasi sulmuesi argjentinas kishte vështirësi ta gjente formën nën urdhrat e Erik Ten Hag dhe Ruben Amorim. 

Gjiganti anglez tashmë ka vuajtur nga rezultatet e dobëta, sidoqoftë, bordi po synon që t’i jap Amorim ekipin e tij të preferuar për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye po synojnë të bëjnë një shitje të madhe në verë. 

Raportimet sugjerojnë se Unitedi dëshiron t’i jap teknikut portugez një buxhet prej 200 milionë eurosh këtë verë dhe për të arritur atë buxhet, ata do të duhet të bëjnë një numër shitjesh. 

Sipas një raportimi nga Tutto Mercato, drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë 45milionë euro për lirimin e Garnachos, duke zbritur kështu çmimin e tij nga 60 milionë sa kishin kërkuar paraprakisht. 

Napoli kishte qenë tejet i interesuar për transferimin e Garnachos që nga vera e kaluar, megjithatë kjo lëvizje nuk u realizua asnjëherë pasi United preferoi ta mbante argjentinasin në ekip. 

Pavarësisht mungesës së formës, Garnacho do të vazhdojë si një titullar i rregullt në formacionin e Amorim pasi ai ende nuk e ka gjetur formacionin me lojtarët e duhur.