Manchester United është vënë pas Fermin Lopez. “Djajtë e Kuq” kërkojnë transferimin e yllit të Barcelonës, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të ishte një titullar i rregullt.
“SPORT” raporton se Ruben Amorim e pëlqen shumë Fermin Lopez dhe e sheh atë si një lojtar ideal për t’i besuar një rol kryesor në ekipin e tij, që është ura lidhëse mes mesfushës dhe sulmit.
Pavarësisht interesimit nga shumë klube të njohura në Europë si PSG, Chelsea e Arsenal, pa harruar këtu ofertat e bujshme nga klubet arabe, Fermin Lopez ka shprehur gjithmonë vendosmërinë e tij për të vazhduar te Barcelona.
Në anën tjetër, drejtuesit e klubit katalanas e vlerësojnë shumë lojtarin e tyre, por ai mund të jetë “çelësi” për të zgjidhur një hall të madh të Barcelonës që është rregulli i famshëm 1:1 i La Ligës. Shitja e Fermin Lopez do të bente të mundur që Barcelona të bënte 1-2 blerje të reja, që janë më të domosdoshme për Hansi Flick.
The post Man. United zgjidh hallet Barcelonës, 70 milionë euro për yllin e katalanasve appeared first on Telesport.