Manchester United është rikthyer te fitorja në Premier League, pasi mposhti 3-1 Aston Villa-n në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 30-të. Pjesa e parë ishte disi e mërzitshme, gjqë e tregoi edhe rezultati 0-0.
Pjesa e dytë pastaj ishte shumë herë më e bukur, ku u shënuan edhe katër golat. Sfida u zhbllokua në minutën e 53-të, ku Casemiro shënoi me kokë pas krosimit të Bruno Fernandes nga goditja e këndit. Braziliani kërceu më shumë se mbrojtësit miq dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 64-të, Aston Villa barazoi shifrat me golin e Ross Barkley, i cili shënoi me një goditje plot klas brenda zonës. Megjithatë, Manchester United gjeti shpejt avantazhin, ku pas një aksioni model që nisi nga këmbët e Casemiro dhe asistit maestral të Bruno Fernandes, ishte Matheus Cunha që shënoi golin e dytë.
Në minutën e 81-të, ishte i sapofuturi në fushë Benjamin Sesko që gjeti golin e tretë me një goditje të fortë brenda zonës. Pas kësaj fitoreje, Manchester United mban vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Aston Villa mban vendin e katërt me 51 pikë.
The post Man. United rikthehet te fitorja, këtë herë ndaj rivalit direkt për Champions League (video) appeared first on Telesport.










