Man. United po kërkon sulmues, njëri prej këtyre 3 emrave do transferohet te “Djajtë e Kuq”

Pas mbylljes së marrëveshjes me Brentford për Bryan Mbeumo për gati 80 milionë euro, Manchester United ka nisur aksionin për të transferuar një sulmues të ri. Dëshira e madhe e “Djajve të Kuq” ka qenë filimisht Viktor Gyokeres dhe më pas Victor Osimhen, por të dy sulmuesit refuzuan mundësinë për t’u transferuar tek United.

Ruben Amorim ka një listë me 3 sulmuesë, njëri prej tyre do të transferohet me patjetër te “Djajtë” këtë verë. Emri i parë në listë është senegalezi i Chelsea-s, Nicolas Jackson, për të cilin londinezët kërkojnë 100 milionë euro.

Një tjetër opsion për të forcuar sulmin është edhe Benjamin Sesko, slloveni shkëlqeu sezonin e kaluar me Leipzig duke shënuar 21 gola në 45 ndeshje. Opsioni i tretë por jo më pak i rëndësishëm është një emër i njohur në Premier League.

Bëhet fjalë për Ollie Watkins, një sulmues më me përvojë që vjen nga një sezon i vështirë në Aston Villa, ku luajti 54 ndeshje dhe shënoi 17 gola, por është gati për një aventurë të re.

The post Man. United po kërkon sulmues, njëri prej këtyre 3 emrave do transferohet te “Djajtë e Kuq” appeared first on Telesport.