Man. United përgatit “vjedhjen” e shekullit? “Djajtë” në garë për yllin e madh të Liverpool-it

Përveç interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit, në garë për transferimin e mundshëm të Alexis Mac Allister, është futur edhe Manchester United, sipas raportimeve të ndryshme të medieve angleze.

Mesfushori argjentinas po kalon një periudhë tranzicioni në “Anfield”, ku performanca e tij ka qenë e paqëndrueshme këtë sezon. Në këtë situatë, përfaqësuesit e lojtarit, por edhe vetë ai, nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit nga Liverpool në fund të këtij sezoni.

Interesimi i Real Madridit për Mac Allister nuk është gjë e re apo diçka për t’u habitur, por interesimi i Man. United është vërtet diçka befasuese, duke ditur rivalitetin historik mes dy klubeve.

Deri tani nuk përflitet ende për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, por mund të thuhet me siguri që të plotë që Alexis Mac Allister do të jetë një nga personazhet kryesor të merkatos së verës.

The post Man. United përgatit “vjedhjen” e shekullit? “Djajtë” në garë për yllin e madh të Liverpool-it appeared first on Telesport.