Man. United parakalon Liverpool-in, “Djajtë” ofrojnë shumën e frikshme për Alexander Isak

Alexander Isak është kthyer në një “telenovelë” më vete këtë merkato verore. Prej kohësh përflitet për një transferim të mundshëm të suedezit drejt Liverpool-it. Kampioni në fuqi i Anglisë i ka ofruar Newcastle 120 milionë euro për sulmuesin suedez, por oferta e të kuqve është refuzuar nga “Qymyrxhinjtë”.

Ndërkohë, “The Sun” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se në garë për Alexander Isak është futur fuqimisht Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë dështuar në transferimin e dy objektivëve që kanë pasur për sulmin, i pari Vcitor Osimhen, i cili u transferua te Galatasaray dhe i dyti Viktor Gyokeres, i cili u transferua tek Arsenal.

Sipas raportimit në fjalë, Manchester United i ofron Newcastle 170 milionë euro për të transferuar në “Old Trafford” sulmuesin suedez. Në anën tjetër, vetë sulmuesi ka kërkuar transferimin te Liverpool dhe ka hedhur poshtë deri tani ofertat e ardhura nga klubet e tjera. Ndërkohë, që ende nuk dihet përgjigjja e suedezit për interesimin e Manchester United, pasi me siguri që Neëcastle do e pranojë ofertën e “Djajve”.

The post Man. United parakalon Liverpool-in, “Djajtë” ofrojnë shumën e frikshme për Alexander Isak appeared first on Telesport.